Meister Training Center

Qendër për aftësim dhe arsim dual, e dedikuar për zhvillim të aftësive dhe njohurive të studentëve në një mjedis praktik dhe teorik.

Rreth Nesh

MEISTER Training Center është themeluar në vitin 2019 dhe është e specializuar në edukimin dual (punë & mësim në të njejtën kohë). Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) akreditojë qendrën e trajnimit Meister në tri profile, në nivelin IV.

Operator i Robotëve Industrial-Teknik i Drejtimit te Proceseve Mekatronike (Asistent për Ashensor dhe Shkallë Lëvizëse)

niveli IV - 65 ECTS kredi

Instalues Elektrik

niveli IV - 62 ECTS kredi

Instalues i Ngrohjes, Klimatizimit dhe Ujësjellësit

niveli IV - 46 ECTS kredi

Studentë
Trajnime
Orë punë
Stafi

Trajnimet

Ne ofrojmë trajnime duale ku studentët kombinojnë punën në industri me trajnimin teorik dhe praktik në laboratoret tona. Kjo metodë garanton një përvojë të plotë, duke i përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës dhe për të zbatuar njohuritë teorike në situata reale.

Mekatronikë

Mekatronika është një fushë multidisiplinore e inxhinierisë që bashkon aspektet e inxhinierisë elektrike, mekanikës dhe të informatikës për të prodhuar sisteme të ndërlikuara dhe funksionale. Kjo disiplinë përqendrohet në dizajnin dhe zhvillimin e teknologjive që kombinojnë lëvizjet mekanike me automatizimin elektronik dhe kontrollin kompjuterik.

Elektrikë

Elektrika është një pjesë kryesore e teknologjisë moderne, duke u përqendruar në studimin dhe aplikimin e rrymave dhe tensioneve elektrike. Inxhinieria elektrike ka të bëjë me dizajnin dhe zhvillimin e rrjetave elektrike dhe pajisjeve elektronike, duke luajtur një rol të rëndësishëm në funksionimin e botës së sotme teknologjike.

Sanitari

Sanitaria lidhet me masat dhe shërbimet që sigurojnë një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për njerëzit. Kjo fushë përqendrohet në menaxhimin e sistemeve të nxemjes, ujësjellësit dhe klimatizimit. Në një botë në rritje të urbanizuar, shërbimet dhe zgjidhjet sanitare janë më të rëndësishme se kurrë për të mbrojtur shëndetin publik.

Apliko për trajnimet e reja

PËRVOJAT E STUDENTËVE TANË

Çdo student që ka kaluar nga portat tona ka një histori unike për të treguar. Historitë e tyre reflektojnë pasionin, përkushtimin dhe ndryshimin që ofron arsimi ynë. Në këtë seksion, ne dëshirojmë të sjellim disa prej këtyre zërave përpara, që të dëgjoni përvojat dhe ndjenjat e tyre të drejtpërdrejta. Kjo është esenca e asaj që ofron institucioni ynë: një rrugë e pasur për të mësuar, rritur dhe arritur.

Portofolio

Kur flasim për arsimin dhe trajnimet që ofrojmë, fotografitë flasin më shumë se fjalët. Në këtë sesion, ju do të shihni disa nga momentet më të rëndësishme dhe të paharrueshme që studentët tanë kanë përjetuar gjatë trajnimeve dhe punës praktike. Këto imazhe janë dëshmia e përkushtimit tonë për të ofruar një mësimdhënie praktike dhe të thelluar, dhe pasqyrojnë pasionin dhe angazhimin e studentëve tanë për të mësuar dhe për të arritur në fushat e tyre të zgjedhura.

Sanitari

Trajnime praktike në laboratoret tona

Mekatronikë

Trajnimet praktike në automatizimin e sistemeve hidraulike dhe pneumatike

Mekatronikë

Trajnimet praktike në bazat e elektronikës

Mekatronikë

Puna praktike në Hymeri Elevators për shkallët levizëse

Mekatronikë

Trajnime laboratorike

Mekatronikë

Trajnime laboratorike

Elektrike

Trajnimet teorike me grupet e FSK-së

Elektrike

Trajnime laboratorike

Elektrike

Trajnime laboratorike

Stafi

Coming Soon

Partnerët Tanë

Pyetjet e shpeshta

Sesioni Pyetjeve të Shpeshta është krijuar për të adresuar dhe sqaruar çdo pasiguri që mund të keni. Këtu do të gjeni përgjigje për pyetjet që na janë bërë më shpesh. Shfletoni për të zbuluar informacionet që ju ndihmojnë të kuptoni më thellë mbi ne.

Çfarë lloj kurseve/trajnimeve ofron qendra juaj?

Ne ofrojmë trajnime në drejtimet e mëposhtme:

– Mekatronikë
– Instalime Elektrike
– Instalime të Ngrohjes, Ujësjellësit dhe Klimatizimit

Ju lutemi, për më shumë detaje mbi çdo kurs, referohuni tek Programet e Trajnimit.

Si kualifikim bazë, është e preferuar që të keni përfunduar shkollën e mesme ose të jeni afër përfundimit të saj. Për më shumë informacion mbi kërkesat specifike të çdo kursi, ju lutemi na kontaktoni.

Po, për të marrë pjesë në kurset tona, pjesëmarrësit duhet të jenë të paktën 16+ vjeç. Kjo është për të garantuar se të gjithë pjesëmarrësit kanë nivelin e duhur të përvojës dhe njohurive për të përfituar maksimalisht nga trajnimet tona.

Trajnimet tona zgjasin 9 muaj, gjatë të cilave pjesëmarrësit do të marrin një përvojë të thellë dhe të hollësishme në fushën e zgjedhur.

Kontakti

Nëse keni ndonjë pyetje, koment apo sugjerim, mos hezitoni të na kontaktoni. Jemi këtu për të ju ndihmuar dhe ju ofrojmë të gjitha të dhënat e nevojshme për të arritur te ne. Shfletoni më poshtë për të gjetur mënyrat e ndryshme të kontaktit me ne.

Na Dërgoni Email

[email protected]

Na Telefononi

+383 49 190 520